Mos respektimi i Ligjeve nga Qeveria, po i sjellë probleme të mëdha ekonomike vendit

Mos respektimi i Ligjeve nga Qeveria, po i sjellë probleme të mëdha ekonomike vendit

12:24, 18/09/2020

Mos respektimi i ligjit të punës i cili është në fuqi, problemet që po shkakton në zbatim duke diskriminuar të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat, gjendja me pandeminë, largimi i punëtorëve nga vendi i punës në pamundësi që kompanitë edhe më tutje t’i mbajnë, ligji për rimkëmbje ekonomike ishin disa nga ?ështjet
të cilat u diskutuan në takimin mes Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Inspektoriatit të Punës.

Përgjatë këtij takimi OAK ngriti si ?ështje për diskutim problemet lidhur me ligjin e punës, respektivisht respektimin e orarit të punës, ku thuhet se punëtorët duhet të punojnë 40 orë në javë, përderisa në Kosovë punohet vetëm 35 orë. Sipas ligjit, orë e punës është koha kur punonjësi është në shërbim të punëdhënësit por sipas Ligjit të Punës i cili është në fuqi orë pune konsiderohet edhe koha e pauzës.

Me këtë rast, shteti ka shkelur ligjin sepse ka krijuar orarin nga ora 08:00 deri në 16:00, me një orë pushim që i bie se është duke u punuar vetëm 7 orë në ditë e jo 8 orë si? aludohet. Që nënkupton, në total kemi 35 orë pune në javë dhe jo 40-të si thuhet në ligj.

Ajo cka ne kërkojmë si OAK është që Ligji i Punës i cili është në fuqi të respektohet ashtu siç është edhe nga institucionet e shtetit, sepse me rastin e moszbatimit të ligjit në përpikëmëri, punëtorët tanë po mësyjnë sektorin publik apo institucionet shtetërore sepse po punohet më pak dhe po shpërblehen me paga më
të mëdha.

Kjo po bënë që mos të ketë një konkurrencë të drejtë në punësimin e punëtorëve në mes sektorit publik dhe atij privat.

Nga ana tjetër, një gjë e tillë po krijon probleme edhe tek investitorët e huaj dhe kompanitë të cilat ofrojnë shërbime për vendet e Europës, të cilët kërkojnë që të punësuarit të punojnë 8 orë ashtu siç është e paraparë me ligj, dhe kjo pastaj
po paraqet vështirësi.

Hamdi Malushaj, anëtar i Bordit në OAK, bëri me dije se problem kryesor i jonë është problemi ekonomik dhe se nuk ka ndihmë nga ana e shtetit, pavarsisht se shteti mbahet në masë të madhe me taksat që bizneset i ofrojnë këtij vendi.

Në të njëjtën kohë, edhe zyrtarja Ligjore Diellza Zeqiri ritheksoi se problemi ynë kryesor është lidhur me orët e punës, meqërast po pranojmë ankesa ?do ditë edhe nga bizneset anëtare dhe nga investitorët e huaj.

Përderisa, kryeinspektori i Inspektoriatit të Punës Ekrem Kastrati, ka thënë se kjo ?ështje duhet të ngritet në nivel ministror. Mirëpo, që edhe nga ana e tyre do të bëjnë aq sa është e mundur për monitorimin e zbatimit të Ligjit të Punës.

Në të njëjtën kohë zv. Kryeinspektori Agim Millaku tha se kanë për detyrë të vëzhgojnë zbatimin e ligjit, brenda suazave të cilat i ka paraparë ligji.

E Florim Krasniqi, inspektor në Inspektoriatin e Punës theksoi faktin se problemi kryesor qëndron me ligjet të cilat janë në fuqi e që në të shumtën e rasteve janë të adaptuara nga vendet e tjera e që mund të mos përshtaten me rrethanat të cilat ne operojmë në vendin tonë.

Krasniqi poashtu shtoi, se miratimi i këtij ligji në Parlament është bërë në atë mënyrë sikur, të ketë për t’u zbatuar vetëm në sektorin publik dhe jo edhe në atë privat. E sigurisht, ?do ligj i cili aprovohet duhet të bëhet në bazë të specifikave të vendit

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Hamdi Malushaj anëtar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- koordinatore, Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun dhe Diellza Zeqiri-zyrtare ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco