Pushuesit `me bukë me vete` nga Kosova, shpëtojnë turizmin në Shqipëri

Pushuesit `me bukë me vete` nga Kosova, shpëtojnë turizmin në Shqipëri

12:51, 14/09/2020

Pavarësisht se jo rrallë janë `bullizuar` duke i paraqitur si turistë që marrin `bukën me vete`, kanë qenë pikërisht shqiptarët e Kosovës të cilët kanë shpëtuar këtë vit industrinë e turizmit në Shqipëri, nga një falimentin i paprecedentë në këto kohë pandemie.

Sipas Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës mësohet se vetëm gjatë muajit gusht, për në Shqipëri për pushime kanë dalë 810 mijë e 71 qytetarë të Kosovës. Kjo shifër është 3.56% më e lartë se e gushtit të vitit kaluar, periudhë në të cilën nuk ekzistonte pandemia.

Ky masivitet i shqiptarëve të Kosovës që zgjodhën vendin tonë për të pushuar dhe shpenzuar dhe që i dha impuls të madh veçanërisht turizmit bregdetar, ndodhi në një vit kur turistët e huaj pothuajse nuk kanë ardhur fare në vendin tonë, përveç grupeve të vogla nga Polonia apo Bjellorusia që ishin të organizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco