Licencohet edhe një laborator për teste PCR, reagon Autoriteti i Konkurencës

Licencohet edhe një laborator për teste PCR, reagon Autoriteti i Konkurencës

09:48, 14/09/2020

Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe një laborator privat për të kryer teste PCR për koronavirus.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të MSH-së, bëhet fjalë për laboratorin “Mikrobioanaliza” në Prishtinë, i cili është i katërti që licencohet për kryerjen e këtyre llojeve të testeve për COVID-19.

E kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Valon Prestreshi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se liberalizimi i këtij tregu veqse është duke shkuar drejt koncentrimit të ultë, duke krijuar një treg konkurrues dhe të lirë.

Shkrimi i plotë:

Bukur! Ministria e Shëndetësisë ka licensuar laboratorin e 4 privat për të kryer testin molekular PCR.

Liberalizimi i këtij tregu veqse është duke shkuar drejt koncentrimit të ultë, duke krijuar një treg konkurrues dhe të lirë.

Tutje, ekonomia e tregut të lirë e bënë punën e vetë ndërmjet këtyre laboratorëve, me mbikqyrje të shtuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Mbikqyrja e AKK-së do të jetë në frymën avokuese dhe diciplinuese me kusht të parandalimit të marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet tyre.

Gjithëherë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

I juaji

Valon PRESTRESHI
Kryetar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco