Kapacitete të zgjeruara të energjisë për  fluturat në Kitka

Kapacitete të zgjeruara të energjisë për fluturat në Kitka

13:09, 11/09/2020

Nënshkruhet Marrëveshja për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të Kosovës të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Sot më 11 shtator 2020 Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Ilir M. Shala dhe drejtori i Dardana Invest Sait Vokshi nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të gjeneratorit me erë KITKA, zgjerim i kapaciteteve gjeneruese ekzistuese për 20 MW.

Investimet e vazhdueshme të cilat i ka realizuar KOSTT në Sistemin e Transmetimit të Kosovës në mënyrë të vazhdueshme, kanë krijuar kushte të favorshme për akomodimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe njëherit përkrahjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme në rrjetin e transmetimit. 

Pas shqyrtimit të aplikacionit nga KOSTT dhe nënshkrimit të marrëveshjes, kapacitetet e zgjeruara të KITKA planifikohet të ndërtohen deri në vitin 2022 kur dhe do të kyçen në rrjetin e tensionit të lartë 110 kV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco