Hiqen shtyllat elektrike, kabllot vendosen nën tokë

Hiqen shtyllat elektrike, kabllot vendosen nën tokë

10:17, 10/09/2020

Lagjja Arbëria së shpejti do të duket ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, kjo pasi ekipet janë duke punuar me një dinamikë të lartë për të vendosur kabllok elektrike nën tokë.

Ky investim i KEDS-it po bëhet në kuadër të mega projektit investues për Prishtinën, i cili parasheh ndër të tjera vendosjen e 90% të rrjetit të tensionit të mesëm nën tokë dhe largimin e mbi 2500 shtyllave gjithandej Prishtinës.

Paralelisht, punime investive po zhvillohen edhe te Parku dhe lagjja Muhaxherëve, ku po bëhet vendosja e transformatorit të ri 630kVA dhe kthinave të reja të tensionit të mesëm. Për shkak të këtyre punimeve në këto dy lagje ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në intervalin kohor 09:00 - 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco