Kompanitë kosovare kanë arritur të jenë pjesë e ekonomisë gjermane

Kompanitë kosovare kanë arritur të jenë pjesë e ekonomisë gjermane

09:46, 10/09/2020

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Beq Cufaj ka vizituar kompaninë Intering GmbH në Leuna të Gjermanisë, pronë e vëllezërve Shoshi.

Suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj kompanie  tash 25 vite  me emër në Gjermani dhe tregun global botëror është një prej dëshmive se sa kompanitë e shqiptarëve të Kosovës kanë arritur të jenë pjesë e ekonomisë por edhe sportit e kulturës shqiptare.

Historia e re e Kosovës falë angazhimit të vëllezërve Shoshi, që nga koha e punës dhe përkrahjes që Zija Shoshi me vëllezërit kanë dhënë për Presidentin Historik, Dr. Ibrahim  Rugovën por edhe gjatë dhe pas luftës së Kosovës është e jashtëzakonshme.

Angazhimi i tyre për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA dhe miqësia e tyre me DFB janë edhe e sot kësaj dite një shembull për atë sesi duhet vendi- pa bëza por për këtë me angazhim maksimal duhet dhe përkrahet atdheu.

Në takimet e ambasadorit Cufaj me përfaqësuesit e Intering ishte edhe kryetari i nderit  i Nordostdeutscher Fußballverband Rainer Milkoreit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco