Telekomi buzë falimentimit, i bllokohen llogaritë bankare

Telekomi buzë falimentimit, i bllokohen llogaritë bankare

12:11, 15/07/2020 Nga Dardan Gashi

Telekomii i Kosovës që nga sot mund të thuhet se është në prag të falimentimit.

Kjo pasi ndërmarrjes më fitimprurëse të para disa viteve edhe zyrtarisht iu kanë bllokuar të gjitha llogaritë bankare.

Lajmin për Syri.net Kosova e ka bërë të ditur një burim i besueshëm brenda këtij institucioni..

“Po është e vërtet, i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, ka thënë burimi

Vendimi për bllokim ka ardhur pak ditë pasi Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.

Kujtojmë se në maj të vitit 2017 Telekomi i Kosovës dhe operatori “Z-Mobile” kishin njoftuar  se  kishin arritur marrëveshje lidhur me vendimin e Arbitrazhit, i cili e obligonte Telekomin t’i paguante rreth 30 milionë euro dëmshpërblim operatorit “Z-Mobile”.

Marrëveshja e arritur në vitin 2017 ishte zbatuar pjesërisht. Më vonë, Telekomi i Kosovës ju ka referuar se borxhi i mbetur nga Z-Mobile është rreth 25 milionë euro, mirëpo asnjëherë nuk i kanë publikuar detajet e uljes së borxhit.

Telekomi i Kosovës kishte vendosur të mos e vazhdojë më kontratën me Dardafone për operatorin vitual Z-Mobile.

Pas këtij vendimi, në nëntor të vitit të kaluar Z-Mobile kishte paralajmëruar padi të re kundër Telekomit të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco