Ministri Mustafa diskuton për sfidat e sektorit të qumështit

Ministri Mustafa diskuton për sfidat e sektorit të qumështit

17:10, 02/06/2020

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë, me të cilët ka diskutuar për sektorin e qumështit pas situatës së krijuar me COVID-19.

Gjatë takimit, ministri Mustafa ka diskutuar për sfidat e sektorit të qumështit, si dhe për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin që të dalë nga gjendja pas pandemisë.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Rrjetit të Shitësve me Pakicë e falënderuan ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco