Pas shkarkimit të Valon Lecit, emërohet Agim Millaku u.d i kryeinspektorit të punës

Pas shkarkimit të Valon Lecit, emërohet Agim Millaku u.d i kryeinspektorit të punës

20:55, 01/06/2020

Ministria në detyrë e Ekonomisë e ka emëruar të hënën Agim Millakun, si ushtrues detyre të kryeinspektorit të punës në Kosovë, duke mohuar shkarkimin e Valon Lecit.

Burime brenda MEPTINIS thonë se nuk e kanë shkarkuar u.d e kryeinspektorit, Valon Leci, por se atij i ka skaduar koha e përcaktuar si ushtrues detyre.

Gjatë ditës është raportuar se Leci u shkarkua nga kjo pozitë, për shkak se javën e kaluar nxorri disa vendime në favor të kryeshefave të shkarkuar të ndërmarrjeve publike.

Konkretisht bëhet fjalë për kryeshefin e Telekomit, Bedri Istrefi, drejtorin e KEK-ut, Nijazi Thaçin dhe kryeshefin e Postës Shefqet Avdiaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco