A do bëhet hapja e plotë e kafiterive nga 1 qershori? – Flet ministri Vitia

A do bëhet hapja e plotë e kafiterive nga 1 qershori? – Flet ministri Vitia

18:49, 25/05/2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja lehtësuese.

Ndërsa, duke folur për hapjen e plotë të kafiterive dhe disa bizneseve, Vitia ka thënë se do të bëhet një analizë e re epidemiologjike para një vendimi.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë problem që nga 1 qershori të mos hapen kafiteritë, por mbetet të bëhet një analizë”.

Vitia po ashtu ka folur edhe për hapjen e kufijve, ku tha se kjo çështje nuk do të varet vetëm nga Kosova.

Ndërkohë, nga data 28 maj do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej pesë të mëngjesit deri në ora 21:00

“Nder masat lehtësuese, janë ato për fillimin e hapjes se objekteve fetare të cilat hapen nga e enjtja, pra me datën 28 maj. Nga 28 maj po ashtu do të ndryshoj orari i lëvizjes, pra do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri ne 21 në mbrëmje qytetarët do të lëvizin pa kufizime”, ka thënë Vitia.

Vitia ka thënë se është lajm i mirë që sot nga lista e parë e 83 të testuarve nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco