Ministrat e Jashtëm të BE miratojnë riaktivizimin e misionit kufitar në Rafah të Gazës

Ministrat e Jashtëm të BE miratojnë riaktivizimin e misionit kufitar në Rafah të Gazës

09:57, 28/05/2024

Ndërkohë që vendet anëtare të BE-së, Irlanda dhe Spanja pritet të zyrtarizojnë njohjen e Shtetit Palestinez të martën, Ministrat e Jashtëm evropianë miratuan riaktivizimin e një misioni kufitar të BE-së në Rafah.

Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Izraelin u përkeqësuan të hënën, pas sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për të cilat zyrtarët shëndetësorë thonë se vranë 45 palestinezë, goditën tendat për njerëzit e zhvendosur dhe lanë "shumë" të tjerë të bllokuar në mbeturinat në flakë.

“Pas ngjarjeve të fundit, Ministrat e Punëve të Jashtme evropianë ranë dakord për riaktivizimin e një misioni kufitar të BE-së në Rafah”, njoftoi të hënën Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

"Unë i propozova ministrave, ata më dhanë dritën jeshile, dritën jeshile politike për të riaktivizuar misionin tonë në Rafah, i cili ka vite që fle, është jo aktiv. Kjo mund të luajë një rol vendimtar në mbështetjen e hyrjes së njerëzve në Gaza dhe brenda dhe jashtë”, tha Borrell.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto tha se sulmet e fundit të Izraelit në Rafah do të kenë pasoja të gjata. “Izraeli me këtë zgjedhje po përhap urrejtje, po rrënjos urrejtje që do të përfshijë fëmijët dhe nipërit e tyre. Do të kisha preferuar një vendim tjetër”, tha ai për SKY TG24.

Sulmet erdhën pasi gjykata më e lartë e OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kërkoi të premten që Izraeli të ndalonte menjëherë ofensivën e tij në Rafah.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi gjithashtu sulmet vdekjeprurëse në Rafah gjatë fundjavës.

Udhëheqësi turk e ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës dhe gjenocidit, diçka që Izraeli e mohon.

"Vrasësit gjenocidalë, të cilët deri tani kanë martirizuar më shumë se 36.000 vëllezër dhe motra palestinezë, kanë hedhur raketa dhe bomba dje mbi civilët në një kamp refugjatësh në Rafah, të cilin ata e shpallën zonë të sigurt. Kjo masakër ndodhi pas thirrjes së Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të ndalojë sulmet”, tha Erdogan.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia do të zyrtarizojnë njohjen e shtetit palestinez. Ky hap shihet si një arritje e madhe për palestinezët, pasi ata e perceptojnë atë si dhënie legjitimitet ndërkombëtar për çështjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco