Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:13, 28/05/2024

SHBA/ Tornadot e stuhitë shkaktojnë viktima

Image

 

20 persona kanë humbur jetën për shkak të tornadove dhe stuhive që kanë goditur shtete të ndryshme në SHBA. Tornadot kanë sjellë dëme të mëdha materiale dhe kanë lënë qindra banorë pa energji elektrike. Ndërkohë, Arkansas dhe Teksas janë shtetet më të goditura. Në Teksas kanë ndërruar jetë 7 persona, ndërsa në Arkansas, janë raportuar 8 viktima.

3 të vdekur janë raportuar në Kentuki dhe 2 të tjerë në Oklahoma. Qindra të tjerë u lënduan dhe rreth 500,000 shtëpi nuk furnizohen me energji elektrike. Meteorologët bënë me dije se zona më e rrezikuar është ajo lindore, një pjesë e madhe e vendit, duke nisur që nga Alabama e deri në New York.

Zelensky ndodhet në Spanjë, për të nënshkruar marrëveshjen e sigurisë

Image

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, ka mbërritur në Spanjë, për të nënshkruar marrëveshjen dypalëshe të sigurisë. Ai u mirëprit nga mbreti i Spanjës dhe zhvilloi takimin me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Sipas mediave spanjolle, vendi do të dërgojë në Ukrainë ndihma ushtarake me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë. Në ndihma përfshihen kundërajrori Patriot dhe tanket Leopard, të një teknologjie të lartë.

SHBA dërgon armë në Tajvan

Image

Michael McCaul, udhëheqës i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, është shprehur se në Tajvan do të mbërrijnë shpejt armët e dërguara nga SHBA, që të mund të përballojnë presionin e Kinës, e cila ka bërë stërvitje ushtarake ajrore dhe detare shumë pranë ishullit, si një formë kërcënimi për zgjedhjen e presidentit të ri, Li Chang.

Kina e cilëson Tajvanin si territor të vetin dhe thotë se do të rimarrë kontrollin edhe duke përdorur forcën, ndërsa nga ana tjetër, Tajvani është një ishull që vetëqeveriset, do të jetë i lirë dhe sovran. Zgjedhja e presidentit të Tajvanit, i cili ka pikëpamje demokratike për ishullin, ka acaruar edhe më shumë marrëdhëniet me Kinën.

Gaza/ 45 viktima nga sulmet ajrore

Image

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar 45 viktima, duke goditur tendat ku ishin zhvendosur palestinezët. Raportohet se të tjerë persona janë përballur me zjarrin dhe sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, pjesa më e madhe e viktimave dhe e të lënduarve janë fëmijë dhe gra.

Sulmet në Rafah janë cilësuar nga OKB si “mizore” dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka urdhëruar Izraelin të mos e vijojë ofensivën në këtë territor, pa siguruar jetën e banorëve. Izraeli, qartazi, i ka refuzuar këto vendime dhe ka vijuar me sulmet e shtuara ajrore, duke mos kursyer as qendrat ku mblidhen njerëzit e larguar nga shtëpitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco