Tensionet në maksimum, ushtria izraelite dhe ajo egjiptiane shkëmbejnë zjarr

Tensionet në maksimum, ushtria izraelite dhe ajo egjiptiane shkëmbejnë zjarr

08:31, 28/05/2024

Një ushtar egjiptian është vrarë në një incident që përfshiu trupat egjiptiane dhe ato izraelite në zonën kufitare pranë Rafahut.

Mediat izraelite thonë se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy palëve, por ka pak detaje të tjera rreth ngjarjes.

Tensionet midis Egjiptit dhe Izraelit janë rritur që kur forcat izraelite morën kontrollin në anën e Gazës të pikës së kalimit Rafah tre javë më parë, si pjesë e ofensivës së tyre kundër Hamasit.

Egjipti është një mbështetës i fortë i palestinezëve dhe ka dënuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza dhe vrasjen e mijëra civilëve në luftë.

Disa orë para të shtënave, Ministria e Jashtme e Egjiptit dënoi një sulm izraelit në Rafah, i cili vrau të paktën 45 njerëz. Ajo akuzoi Izraelin për "shënjestrimin e civilëve të pambrojtur".

Ashtu si Izraeli, Egjipti ka mbajtur një bllokadë në kufirin e tij me Gazën që kur Hamasi erdhi në pushtet në vitin 2006. Hamasi është një degë e organizatës islamike Vëllazëria Myslimane, e cila është e ndaluar si një grup terrorist në Egjipt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco