Aeroplani bën ulje emergjente në aeroportin e Sydney-t, rrezikon të përplaset me ndërtesat dhe pemët

Aeroplani bën ulje emergjente në aeroportin e Sydney-t, rrezikon të përplaset me ndërtesat dhe pemët

08:18, 28/05/2024

Një aeroplan i vogël me dy persona në bord, ka bërë ulje emergjente në një aeroport në Sydney të Australisë. Gjatë uljes, mjeti i fluturimit për pak sa nuk është përplasur me objektin e aeroportit.

Pamjet nga ajri shfaqin aeroplanin Cessna duke fluturuar pak centimetra mbi pemë dhe shtëpi teksa “rrëshqiti në pistën e aeroportit Bankstoën.

Videoja është realizuar nga një helikopter, që filmoi momentin dramatik, i cili për fat të mirë nuk pati pasoja. Autoritetet australiane kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident, për të përcaktuar shkakun që detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco