Tërmet me magnitudë 6.6 ballë godet Paqësorin Jugor

Tërmet me magnitudë 6.6 ballë godet Paqësorin Jugor

08:56, 27/05/2024

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua këtë të hënë, në arkipelagun Tonga, në Oqeanin Paqësor Jugor, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti kishte një thellësi prej rreth 112 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte më pak se 200 kilometra në veri të Nuku’alofa, kryeqyteti i arkipelagut Tonga, sipas të dhënave të institutit.

Ndërkohë, nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme në Tonga. Tërmetet janë të zakonshme në Tonga, një arkipelag i ulët, shtëpia e rreth 100,000 njerëzve që shtrihet në Unazën sizmike të Zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco