TikTok në SHBA gati në mbyllje, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin

TikTok në SHBA gati në mbyllje, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin

09:17, 22/04/2024

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar një projekt-ligj që mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në SHBA , nëse nuk largohet nga kompania e saj mëmë kineze “ByteDance”.

Projektligji kaloi me 360 vota pro dhe vetëm 58 kundër. Pritet të shkojë në Senat për votim javën e ardhshme.

TikTok, popullariteti i të cilit është veçanërisht i madh midis brezave të rinj , kritikoi projektligjin duke paralajmëruar se, nëse miratohet, legjislacioni “do të shkelë të drejtat e fjalës së lirë të 170 milionë amerikanëve, do të shkatërrojë 7 milionë biznese dhe do të mbyllë një platformë që kontribuon me 24 miliardë dollarë në ekonominë amerikane, çdo vit”.

Ky projektligj i jep pronarit kinez ByteDance nëntë muaj për të shitur aplikacionin.

Lidhur me këtë projektligj ka patur dhe kundërshtarë ku një prej tyre është dhe miliarderi Elon Musk, i cili tani zotëron platformën e mediave sociale X, dikur Twitter.

“TikTok nuk duhet të ndalohet në SHBA, edhe pse një ndalim i tillë mund të përfitojë nga platforma X. Të bësh këtë do të ishte në kundërshtim me lirinë e fjalës dhe të shprehjes” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco