Peng i militantëve islamikë për 6 vjet, vdes ish-reporteri i Associated Press

Peng i militantëve islamikë për 6 vjet, vdes ish-reporteri i Associated Press

08:14, 22/04/2024

Ka vdekur në moshën 76-vjeçare, ish-shefi i zyrës së Bejrutit të agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP), Terry Anderson.

Anderson vdiq në shtëpinë e tij në Greenwood Lake në veri të Nju Jorkut pas komplikimeve që pësoi nga operacioni në zemër, raportoi AP, duke cituar vajzën e tij Sulome.

Ai u mbajt peng nga Xhihadi Islamik në Liban për 6 vjet nga viti 1985 deri në vitin 1991.

Një ish-marins, i rrëmbyer pas një ndeshjeje tenisi, ai ishte bërë një nga simbolet e rreziqeve me të cilat përballeshin gazetarët dhe qytetarët e tjerë perëndimorë në Liban.

Pas lirimit ai shkroi kujtimet e tij “Den of lions” "Strofulla e luanëve", një bestseller që tregon kronikën e burgimit të tij. Anderson punoi për AP në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Afrikën e Jugut përpara se të transferohej në Liban në 1982 për të mbuluar pushtimin izraelit. Ai mbeti atje ndërsa vendi u zhyt në kaos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco