Prag përmbytje/ Evakuohen më shumë se 127 milionë njerëz nga provinca kineze

Prag përmbytje/ Evakuohen më shumë se 127 milionë njerëz nga provinca kineze

20:08, 21/04/2024

Më shumë se 127 milionë njerëz u evakuuan nga provinca Guangdong në Kinë, për shkak të rrezikut të madh të përmbytjeve dhe shirave të dendur.

Ato pritet të godasin vendin si pasojë e ndryshimeve klimatike, që kanë shkaktuar rrëmujë dhe panik në jo pak vende anë e mbanë globit.

Lumenjtë dhe rezervuarët janë tejmbushur duke kapërcyer nivelin e tyre. Duke e quajtur situatën "të zymtë", zyrtarët lokalë të motit paralajmëruan rrezikun.

Ministria e burimeve ujore të Kinës, siç bëjnë me dije mediat lokale, ka ndezur butonin e emergjencës. Provinca ka përjetuar rrebeshe të forta për disa ditëve erëra të forta që kanë ka prekur disa pjesë të Kinës gjatë javëve të fundit.

Pothuajse 20,000 njerëz janë evakuuar në një tjetër rajon për shkak edhe të infrastrukturës së dëmtuar që ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në qindra shtëpi.

Që nga ora 10 e mëngjesit të së dielës 65 rrëshqitje dheu u regjistruan në qytetin Hezhou raportuan mediat shtetërore teksa breshëri ka zgjatur me minuta të tëra edhe në disa të tjera qytete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco