Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:15, 20/04/2024

Francë/ 2 vajza të mitura goditen me thikë pranë shkollës

Image

Dy vajza të mitura, 6 dhe 11 vjeç, janë goditur me thikë para shkollës, gjatë mesditës. Sulmi ka ndodhur në një qytet pranë Strasburgut, në zonën lindore të Francës. Pas ngjarjes, fëmijët u mbyllën në shkollë, për arsye sigurie.

Autori i sulmit u arrestua, ndërsa nuk dihen shkaqet se pse ai sulmoi me thikë dy vajza të vogla.

SHBA/ Një person i vë zjarrin vetes pranë gjykatës ku po zhvillohej gjyqi ndaj Trump

Image

Një person i vendosi zjarrin vetes, jashtë gjykatës në New York, në të cilën ishte duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ndërsa gazetarët e CNN ishin duke pritur lajme nga gjyqi, panë një burrë që u përfshi nga flakët për më shumë se 3 minuta.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë, një prej gazetarëve, u shpreh: “Shoh një person plotësisht të djegur”. Personi mori ndihmën e parë dhe u largua nga zona, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta. Pas këtij rasti, gjykata vendosi masa të shtuara sigurie.

Francë/ 1 person kërcënoi se do të hidhte në erë konsullatën iraniane në Paris

Image

Një person është arrestuar në Paris, pasi kërcënoi se do të hidhte në erë konsullatën iraniane. Sipas hetimeve, personi dyshohej se mbante me vete një brez me eksplozivë. Personi u pa rreth orës 11:00 të mëngjesit duke hyrë në konsullatë, i pajisur me një granatë dhe jelek shpërthyes me vete.

Zona përreth u rrethua menjëherë nga forcat speciale franceze dhe burri u kap pasi doli nga konsullata. Por, municionet që mbante ai ishin të rreme. Një burim policor u shpreh se i njëjti individ dyshohet për një tentativë zjarrvënieje pranë konsullatës iraniane gjatë shtatorit të vitit të kaluar.

Ukraina thotë se ka rrëzuar një bombardues strategjik rus

Image

Ukraina thotë se për herë të parë që nga pushtimi rus, ka rrëzuar një bombardues strategjik, me rreze të gjatë veprimi, i llojit Tu-22M3. Ky bombardues ishte përdorur nga Rusia për lëshimin e raketave lundruese në mbarë Ukrainën.

“Për herë të parë, njësitë kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën Mbrojtëse të Ukrainës, kanë shkatërruar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3”, u shpreh ushtria ukrainase në një deklaratë në X.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco