Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

09:12, 20/04/2024

Në bazën ushtarake në pjesën qendrore të Irakut janë regjistruar disa shpërthime ku kanë mbetur të plagosur disa persona dhe një ka vdekur.

Siç raportohet, të paktën pesë shpërthime u regjistruan në bazën që i përket forcave afër Iranit.

“Ish grupi paraushtarak pro-iranian Hashed-al Shaabi, i cili tani është integruar në ushtrinë e rregullt, është i vendosur në këtë bazë”, raporton theuardian.

Sipas njoftimeve paraprake nga zyrtarët irakianë, një person ka mbetur i vrarë nga sulmi, ndërsa tetë janë plagosur.

“Sulmi shkaktoi dëme materiale si dhe viktima. Janë dëmtuar automjete, pajisje dhe armë”, njoftoi baza.

Për momentin nuk dihet se kush e ka kryer sulmin ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar menjëherë pas shpërthimeve se nuk kanë marrë pjesë në sulm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kryen sulme ajrore në Irak. Raportet se ushtria amerikane kreu një sulm nuk janë të vërteta”, thanë ata.

Edhe pse sulmi i atribuohet Izraelit, zyrtarë nga Tel Avivi po ashtu kanë deklaruar se ushtria e këtij vendi nuk ka kryer sulme në territorin irakian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco