Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

16:22, 19/04/2024

SHBA-së u njoftua në minutën e fundit nga Izraeli për sulmin me dron kundër Iranit, thotë ministri i Jashtëm i Italisë.

Edhe pse SHBA-ja kishte ndjekur hap pas hapi situatën në rajon, Antonio Tajani tha se zyrtarët amerikanë informuan ministrat e G7 në një seancë me dyer të mbyllura.

“Nuk kishte asnjë detaj të dhënë nga SHBA-ja”, tha ai dhe shtoi se “ishte thjesht informacion”, raporton skynews.

Tajani, i cili kryesonte takimin, tha se SHBA-ja dha informacion në një takim të sotëm në mëngjes që u ndryshua në minutën e fundit për të trajtuar sulmin izraelit.

“Ka një grup italianësh që jetojnë në qytetin ku kanë arritur dronët dhe të gjithë janë mirë, thonë se jeta ka rifilluar rregullisht”, shtoi ai.

Ndryshe, Izraeli i është kundërpërgjigjur sulmeve të së shtunës së Iranit me dronë dhe raketa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco