Italia: SHBA u njoftua minutën e fundit nga Izraeli për sulmin ndaj Iranit, por nuk u përfshi Antonio Tajani në konferencën përfundimtare për shtyp në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7 në ishullin Capri, Itali, 19 prill 2024.

Italia: SHBA u njoftua minutën e fundit nga Izraeli për sulmin ndaj Iranit, por nuk u përfshi

14:39, 19/04/2024

Ministri i Jashtëm italian tha sot se Izraeli i bëri paralajmërimn SHBA-së “minutën e fundit” për sulmin me dron ndaj Iranit.

Capri, Itali - Shtetet e Bashkuara i thanë ministrave të Jashtëm të Grupit të të Shtatëve se morën informacion "minutën e fundit" nga Izraeli për një aksion me dron kundër Iranit herët këtë mëngjes, tha ministri i Jashtëm i Italisë.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, i cili kryesoi takimin e ministrave të vendeve të industrializuara, thotë se Shtetet e Bashkuara e morën informacionin në seancën e mëngjesit të sotëm, sipas The Times of Israel.

Tajani tha se SHBA-ja informoi ministrat e G7 se ishin "informuar në minutën e fundit" nga Izraeli për dronët. “Por nuk kishte asnjë ndërveprim për sulmin nga SHBA. Ishte thjesht një informacion.”

Herët në mëngjes të premten, Irani ngriti mbrojtjen ajrore në një bazë të madhe ajrore dhe vend bërthamor pranë qytetit të Isfahanit, pasi pikasi dronët, pjesë e një sulmi të dukshëm izraelit si hakmarrje për sulmin e paprecedentë me dron dhe raketa të Teheranit drejt Izraelit, fundjavën e kaluar.

Në një komunikatë pas takimit tre-ditor, ministrat u kërkuan palëve “të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco