Ministri izraelit: Mospërgjigjja ndaj Iranit do të ishte një përshkallëzim

Ministri izraelit: Mospërgjigjja ndaj Iranit do të ishte një përshkallëzim

15:44, 17/04/2024

Ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës, Amichai Chikli tha në një intervistë për Dë se nëse Izraeli nuk do t’i përgjigjej sulmeve me raketa dhe dronë të Iranit, do të ishte një përshkallëzim.

“Asnjë shtet në Tokë nuk do të vuante këtë lloj sulmi dhe sulmi pa përgjigje dhe prandaj mendoj se ne kemi detyrimin të ndërmarrim hapa seriozë dhe të sigurohemi që këto sulme të mos ndodhin më,” tha Chikli.

“Është një përshkallëzim i madh të gjuash qindra raketa drejt një shteti sovran. Pra, të mos përshkallëzohesh – të mos përgjigjesh – do të ishte përshkallëzim. Dhe të thuash se mund të pranojmë këto lloj sulmesh kundër nesh, do të dërgojë mesazhin e gabuar për regjimit terrorist në Iran”, shtoi ai.

Teherani thotë se sulmet e tij kundër Izraelit ishin një akt vetëmbrojtjeje, pas një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën në kompleksin e ambasadës iraniane në Damask. Të mërkurën, Çikli u tha gazetarëve: “Ne nuk e sulmuam ambasadën. Kjo është një ndërtesë pranë ambasadës. Jo vetë ambasada.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco