Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike jep alarmin: Sulmet vënë në rrezik sigurinë në centralin e Zaporizhzhia-s

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike jep alarmin: Sulmet vënë në rrezik sigurinë në centralin e Zaporizhzhia-s

09:46, 16/04/2024

Sulmet e fundit në termocentralin bërthamor të Zaporozhzhia-s po shkelin një nga parimet e dakorduara për të reduktuar rreziqet e sigurisë së centralit.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 “Gjatë 10 ditëve të fundit, i pari nga këto parime është shkelur në mënyrë të përsëritur, duke shënuar një ndryshim rrënjësor, një rritje të rrezikut për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen e objektit,” -tha Grossi, duke iu referuar parimit se nuk duhet të ketë sulme të çdo lloji nga ose kundër uzinës dhe duke i kujtuar Këshillit të Sigurimit se vitin e kaluar ai kishte përshkruar parimet për garantimin e sigurisë së Znpp për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i respektojnë ato.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco