Opozita izraelite godet Netanjahun: Na fute përsëri në luftë!

Opozita izraelite godet Netanjahun: Na fute përsëri në luftë!

08:10, 16/04/2024

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij “janë një kërcënim ekzistencial për Izraelin”, tha sot lideri i opozitës izraelite Yair Lapid.

“Isha në Uashington javën e kaluar dhe u takova me të gjithë administratën. Ata janë të tronditur nga kjo qeveri: nga mungesa e përgjegjësisë, nga mungesa e profesionalizmit, nga menaxhimi i keq”, u tha ai gazetarëve përpara një takimi të grupit parlamentar Yesh Atid të partisë së tij.

“Si miqtë dhe armiqtë e Izraelit nuhasin dobësi nga administrata aktuale”, tha ai, duke shtuar se ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë përmbushur angazhimet e tyre për sigurinë e Izraelit, Netanyahu nuk i ka përmbushur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco