Masakra me 6 të vrarë në qendrën tregtare në Sidnei, policia: Autori kishte shënjestër gratë! 5 nga viktimat ishin femra

Masakra me 6 të vrarë në qendrën tregtare në Sidnei, policia: Autori kishte shënjestër gratë! 5 nga viktimat ishin femra

07:56, 15/04/2024

Autori i masakrës në qendrën tregtare të Sidneit, sipas policisë kishte shënjestruar gratë.

40-vjeçari Joel Cauchi u mori jetën 6 personave gjatë sulmit në Westfield Bondi Junction të shtunën.

Pesë nga gjashtë personat që humbën jetën ishin gra. Disa të tjerë, përfshirë një foshnjë 8 muajshe, u plagosën.

Komisioneri i policisë së Uellsit të Ri Jugor tha për ABC News të Australisë se ishte e qartë Cauchi kishte shënjestër gratë.

I vetmi i vrarë në sulm ishte roja i sigurisë Faraz Tahir, 30 vjeç, i cili u përpoq të ndërhynte. Ai ishte një refugjat nga Pakistani i cili kishte qenë në Australi vetëm “për një periudhë të shkurtër kohore”, tha kryeministri Anthony Albanese për radion Triple M të hënën.

Pamjet nga skena e krimit që qarkullojnë në internet tregojnë 40-vjeçarin që largohet nga burrat dhe sulmon gratë e fëmijët.

“Videot flasin vetë, apo jo?” tha komisionerja Karen Webb. “Është e qartë për mua, është e qartë për detektivët… që ai u përqendrua te femrat dhe iu shmang meshkujve.

“Ne nuk e dimë se çfarë kishte në mendjen e tij dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme tani që detektivët kalojnë kaq shumë kohë duke intervistuar ata që e njohin atë.”

Ndërsa Josh Burns, një ish-oficer policie i kthyer në deputet, tha se ideologjia e sulmuesit ishte qartësisht “një urrejtje ndaj grave”.

“Skenat shkatërruese që dëshmuam në Bondi të shtunën ishin një rast i dhunës së burrave,” shkroi ai në X.

Katër personat që u plagosën gjatë sulmit janë larguar nga spitali. 8 të tjerë vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor.

Autoritetet më herët thanë se sulmi ka shumë të ngjarë në lidhje me shëndetin mendor të Cauchi, i cili u qëllua për vdekje nga një oficer policie të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco