Irani lëshon dronët drejt Izraelit, Lindja e Mesme në gjendje alarmi: Iraku dhe Jordania mbyllin hapsirën ajrore

Irani lëshon dronët drejt Izraelit, Lindja e Mesme në gjendje alarmi: Iraku dhe Jordania mbyllin hapsirën ajrore

22:54, 13/04/2024

Lindja e Mesme është ngritur në gjendej alarmi, pasi burimet amerikane konfirmojnë se Irani ka tashmë lëshuar mes 50 ose 100 avionë pa pilot (dronë) për sulm ndaj Izraelit.

Pritet një sulm masiv ndaj objektivave ushtarake dhe qeveritare izraelite.

Forcat izraelite (IDF) njoftojnë se “do të duhet kohë që dronët e Iranit të hyjnë në hapësirën tonë ajrore”.

Pas Jordanisë, edhe Iraku deklaroi mbylljen e hapësirës ajrore pezullon të gjithë trafikun ajror. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Transporteve.

Burimet izraelite konfirmojnë lëshimin e dronëve nga Irani

Zyrtarët izraelitë konfirmuan se dhjetëra dronë u nisën nga Irani drejt Izraelit. Këtë e raporton Ynet . Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, u lëshuan midis 50 dhe 100 dronë vetëvrasës. Të njëjtat raporte vlerësojnë orën e mbërritjes në Izrael rreth orës 7.30 nesër në mëngjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco