Maqedoni e Veriut/ Shkupi bind ndaj Makedonija GP dhe rikthehet te triumfi

Maqedoni e Veriut/ Shkupi bind ndaj Makedonija GP dhe rikthehet te triumfi

21:14, 13/04/2024

Shkupi bind në javën e 27-të të kampionatit maqedonas, ndërsa triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Makedonija GP.

Sfida u zhbllokua në minutën e 4-t me Dudu, që u dha avantazhin vendasve dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Ndërsa në minutën e 51-të rrugën drejt rrjetës e gjeti Trapanovski, i cili dyfishoi avantazhin e vendasve.

Golin e tretë për vendasit e realizoi Ilieski, i cili vulosi këtë takim, teksa miqtë shënuan vetëm një gol në minutën e 60-të.

Pas këtij takimi Shkupi vazhdon të renditet në vend të dytë me 54 pikë, teksa Makedonija GP renditet në vend të 11-të me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco