Postimi i Trump për eklipsin diellor bëhet viral, rrjeti i kthehet kundër

Postimi i Trump për eklipsin diellor bëhet viral, rrjeti i kthehet kundër

12:15, 09/04/2024

Eklipsi i diellit ka qënë një nga ngjarjet më të komentuara në 24 orët e fundit, ndërsa reagimeve nuk iu kanë shpëtuar as politikanët.

Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump, ka goditur sërish me postimin e tij, që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Trump postoi një reklamë të çuditshme fushate në “Truth Social” ku koka e tij merr rolin e hënës dhe bllokon diellin.

Videoja hapet me fjalët “Momenti më i rëndësishëm në historinë njerëzore ndodh në vitin 2024”, shoqërua me një muzikë dramatike. Videoja tregon turmat e mbledhura për të parë ekslipsin, duke parë qiellin me syze mbrojtëse, kur një siluetë e madhe fillon të lëvizë ngadalë nëpër diell.

Disa përdorues të mediave sociale u hutuan nga mesazhi i Trump duke komentuar se ai do të bllokojë diellin dhe do ta zhysë gjithë Tokën në errësirë.

“Pra, duke mposhtur Bidenin, Trump do ta zhytë Amerikën në errësirë?” pyeti një përdorues i X.

“Keni harruar të përfshini edhe kornizën tjetër, e dini, atë ku dielli lind sërish. Eklipset janë të përkohshme. Ashtu si Trump”, thotë një tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco