Netanyahu ‘bën bashkë’ Francën, Egjiptin dhe Jordaninë, liderët paralajmërojnë Izraelin: Sulmi do të përshkallëzojë konfliktin në rajon

Netanyahu ‘bën bashkë’ Francën, Egjiptin dhe Jordaninë, liderët paralajmërojnë Izraelin: Sulmi do të përshkallëzojë konfliktin në rajon

11:55, 09/04/2024

Udhëheqësit e Francës, Egjiptit dhe Jordanisë kanë paralajmëruar Izraelin se një sulm në Rafah do të kishte pasoja të rrezikshme.

Ata kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e robërve të mbajtur nga Hamasi.

 “Një ofensivë e tillë vetëm sa do të sjellë më shumë vdekje dhe vuajtje, do të rrisë rreziqet dhe pasojat e zhvendosjes masive me forcë të popullit të Gazës dhe do të kërcënojë përshkallëzimin rajonal të konfliktit”, shkruan presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dhe mbreti i Jordanisë Abdullah II në një editorial të përbashkët të botuar në disa gazeta.

Reagimi i tyre erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ishte caktuar një datë për dërgimin e trupave në qytetin jugor Rafah të Gazës, ku janë strehuar 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur.

 

“Do të ndodhë, ka një datë të përcaktuar për këtë”, tha Netanyahu, pa specifikuar kohën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco