Nevoja për ushtarë, Zelensky ul moshën e rekrutimit

Nevoja për ushtarë, Zelensky ul moshën e rekrutimit

10:32, 03/04/2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dekretoi ligjin përmes të cilit miratohet ulja e moshës për të rinjtë që duan t’i bashkohen ushtrisë nga 27 vjeç, në 25.

 Kievi është përballur me humbje të mëdha në fushën e betejës pas dy vitesh luftë, ndërsa Rusia ka përfituar nga një avantazh të konsiderueshëm gjatë javëve të fundit.

Ligji i ri do të lejojë Ukrainën të thërrasë më shumë njerëz për të shtuar radhët në trupat e saj, pasi numri i vullnetarëve ka rënë. Në dhjetor presidenti Zelensky përsëriti disa herë se nevojiteshin 500,000 ushtarë të tjerë për të vijuar përballjen me trupat e Putin.

Edhe pse projektligji u votua nga deputetët në maj 2023, ai nuk hyri në fuqi sepse Zelensky nuk e nënshkroi atë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shtyu presidentin të nënshkruante projektligjin të martën, megjithatë ai ka paralajmëruar më parë për planet që Rusia mund të ketë për të nisur një ofensivë të re në pranverë apo verë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se më shumë se 600,000 trupa të tij po luftojnë në Ukrainë, por nuk ka treguar se sa prej tyre kanë humbur jetën atje.

Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane i lëshuar në dhjetor vlerësoi se 315,000 ushtarë rusë ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës.

Në shkurt, Zelensky tha se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë në përpjekjet për të mbrojtur vendin, por zyrtarët amerikanë deklarojnë se numri i tyre është të paktën 70,000 teksa 120,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco