Irani reagon pas sulmeve në Damask: Izraeli do të mbaj përgjegjësi

Irani reagon pas sulmeve në Damask: Izraeli do të mbaj përgjegjësi

11:06, 02/04/2024

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit vendosi sot se do t'i përgjigjet sulmit izraelit në konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian Damask, në të cilin u vra një gjeneral dhe gjashtë ushtarakë të tjerë.

Këshilli kryesohej nga presidenti iranian Ebrahim Raisi, njoftoi televizioni shtetëror, dhe tha se Izraeli, pasi nuk arriti të shkatërronte vullnetin e rezistencës, "vuri përsëri në rendin e ditës vrasjen pa dallim për të shpëtuar veten", raporton Reuters.

(Izraeli) duhet ta dijë se kurrë nuk do t'i arrijë qëllimet e tij dhe se ky krim frikacak nuk do të mbetet pa përgjigje," paralajmëroi Raisi.

Nuk është shpjeguar nëse përgjigja do të kryhet drejtpërdrejt nga Irani, apo nëse do të jenë grupet militante që ai mbështet, si Hezbollahu dhe Houthis, shkruan Associated Press. Izraeli ka shënjestruar më parë zyrtarët iranianë me sulmet e tij për mbështetjen e grupeve që luftojnë në Gaza, por sulmi ndaj konsullatës përfaqëson një përshkallëzim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco