Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

09:24, 23/03/2024

Sulm terrorist në Moskë/ 40 të vrarë dhe 100 të plagosur

Image

Rreth 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në sallën e koncerteve në Moskë, në “Crocus City Hall”.

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi mbrëmjen e sotme se ka pasur të shtëna dhe një zjarr në sallën e qytetit Crocus në rajonin Krasnogorsk, në kufirin veriperëndimor të Moskës, ku ishte menduar të mbahej një koncert i grupit Piknik.

Kjo ngjarje bëri edhe që banorët në veri të Rusisë të zhvendosen, nga frika e një tjetër akti terrorist.

Sulmi në Afganistan/ Grupi terrorist merr përgjegjësinë

Image

Grupi militant IS (Shteti Islamik) mori përgjegjësinë për bombardimin që solli vdekjen e disa talibanëve, teksa ishin duke pritur në një bankë në Afganistan, për të marrë pagesat. Sulmi ndodhi në një degë të bankës New Kabul, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 12 të tjerë të plagosur.

IS-i është ndër rivalët më të mëdhenj të talibanëve dhe ka kryer sulme të shumta nëpër shkolla, spitale, si dhe në institucione fetare. Këtë herë, akti terrorist u krye kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu rripin e tij me eksploziv pranë talibanëve.

Lufta në Gaza/ Blinken do të takohet me Netanyahu-n

Image

Antony Blinken, sekretari amerikan i Shtetit, po qëndron në Izral, ku është edhe distacioni i tij i fundit gjatë misionit në Lindjen e Mesme, për t’u takuar me presidentin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe për të diskutuar mbi vendosjen e armëpushimit në Gaza.

Më herët, Blinken është shprehur se nëse Izraeli sulmon zonën Rafah në Gaza, do të bëjë një gabim të madh dhe se nuk e ka mbështetjen e SHBA. Blinken, në këtë turne të tij në Lindjen e Mesme ka takuar kryediplomatë të ndryshëm nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara.

Nigeri/ Persona të armatosur vrasin 21 njerëz dhe rrëmbejnë shumë të tjerë

Image

Nigeria është hasur me një tjetër ngjarje të rëndë, pasi një grup personash të armatosur kanë vrarë 21 persona dhe kanë rrëmbyer shumë njerëz të tjerë në Kaduna, shtet veriperëndimor i federatës së Nigerisë.

Të armatosurit qëlluan krejt rastësisht njerëzit në rrugë dhe më pas rrëmbyen një numër të paidentifikuar grash dhe fëmijësh. Sulmi vjen pas një rrëmbimi këtë muaj, kur persona të armatosur me motoçikleta rrëmbyen më shumë se 280 nxënës të shkollës në Kuriga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco