Shpërthim në një ndërtesë të Kinës, vdesin dy persona, plagosen 26

Shpërthim në një ndërtesë të Kinës, vdesin dy persona, plagosen 26

10:25, 13/03/2024

Një shpërthim në një ndërtesë të Kinës Veriore që dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit, ka lënë të vdekur dy persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi herët në mëngjes nga një dyqan pulash të skuqura në qytetin Sanhe, thanë autoritetet në një deklaratë. Qyteti është vetëm një orë me makinë në perëndim të Pekinit.

Policia rrethoi rrugët 1 kilometër nga shpërthimi, shkruan AP.

Mbi 150 zjarrfikës u dërguan për të vënë nën kontroll flakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco