Inteligjenca amerikane: Netanyahu mund largohet nga pushteti

Inteligjenca amerikane: Netanyahu mund largohet nga pushteti

12:25, 12/03/2024

Lufta brutale e Izraelit në Gaza ka nxitur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar, por edhe nga popullsia brenda Izraelit.

Sipas një vlerësimi të inteligjencës amerikane, izraelitët e kanë humbur besimin në aftësitë e tij drejtuese. Shërbimet sekrete paralajmërojnë protesta të mëdha në javët e ardhshme, me synimin e vetëm, largimin e Benjamin Netanyahut nga pushteti dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të moderuar.

“Mosbesimi ndaj aftësisë së Netanyahut për të qeverisur është rritur në të gjithë publikun dhe ne presim protesta të mëdha që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja”, thuhet në raport.

“Një qeveri ndryshe, më e moderuar është një mundësi.”

Netanyahu është përballur me kritika të ashpra për dështimin e qeverisë së tij për të parashikuar ose parandaluar sulmin e 7 tetorit, kur grupi terrorist Hamas vrau 1200 izraelitë dhe mori 240 pengje.

Sondazhet kanw treguar gjithashtu se shumë izraelitë kanw pikwpyetje nëse ofensiva dërrmuese ushtarake e Netanyahut në përgjigje të muajit të pestë të saj, e cila ka rrafshuar Gazën dhe ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, është mënyra më e mirë për të liruar pengjet.

Raporti i inteligjencës amerikane paralajmëron gjithashtu se Izraeli do të luftojë për të mposhtur Hamasin ushtarakisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco