Kancelari gjerman quan ‘shumë serioze’ daljen e informacioneve ushtarake për Ukrainën

Kancelari gjerman quan ‘shumë serioze’ daljen e informacioneve ushtarake për Ukrainën

20:10, 02/03/2024

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quante sot ‘çështje shumë serioze’ publikimin e detajeve konfidenciale të një video-konference mes oficerëve të ushtrisë vendase Bundeswehr mbi Ukrainën.

Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot një përgjim të gjeneralëve të lartë për Ukrainën, të dalë çuditërisht në mediat dhe rrjetet sociale ruse.

 ‘Ne besojmë se bisedat e oficerëve të flotës ajrore ishin interceptuar, nuk jemi të aftë të konfirmojmë nëse ka ndryshime mes versioni të regjistruar dhe atij të shkruar që qarkullon në rrjet’, tha një zëdhënës i ministrisë.

Regjistrimi audio u transmetuar dje nga rrjeti televiziv rus RT, ku mes folësve ishte kreu i forcave ajrore gjermane Gjeneral Ingo Gerhartz.

 ‘Kjo do të hetohet me kujdes,’ tha sot Scholz gjatë një vizite në Romë.

Mediat thonin se bisedat në përgjimin e publikuar përfshinin diskutime nëse ‘raketat Taurus mund të shkatërronin një urë’, në dukje një referencë ndaj urës së Krimesë apo atë në Rusi mbi ngushticën Kerch.

Në regjistrim përmendet gjithashtu se ‘britanikët kanë trupa në terren në Ukrainë’, që punojnë me raketat Storm Shadow të dërguara atje.

Scholz deri tani ka refuzuar të dërgojë raketa në Ukrainë.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova kërkonte një shpjegim nga Gjermania për regjistrimin, që ishte një provë e ‘luftës hibride’ që Perëndimi i ka hapur Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco