'Ju pëlqej, ju besohet?' Trump-i bën shaka teksa përshëndet emigrantët që po përpiqet t'i ndalojë të hyjnë në Amerikë

'Ju pëlqej, ju besohet?' Trump-i bën shaka teksa përshëndet emigrantët që po përpiqet t'i ndalojë të hyjnë në Amerikë

14:40, 02/03/2024

Donald Trump ka bërë shaka se popullariteti i tij shtrihet edhe tek emigrantët që ai po përpiqet të mos i lejojë të hyjnë në Amerikë.

Ish-presidenti po shoqërohej nga Greg Abbott, guvernatori i Teksasit, në një turne në kufirin pranë Rio Grandes të enjten, kur ai pa një grup entuziast njerëzish që bërtisnin emrin e tij nga ana meksikane e lumit.

"Ata e pelqejnë Trump-in, ju besohet? U pëlqej, guvernator," tha Trump-i, i cili dukej se ishte i kënaqur nga shfaqja e dukshme e mbështetjes.

Por, pak më vonë, toni i tij ndryshoi ndërsa mbajti një fjalim, duke përsëritur qëndrimin anti-emigracion që është bërë çështje qendrore në fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2024.

"Ky është një pushtim i Joe Biden-it," tha ai duke iu referuar Presidentit Biden, i cili gjithashtu vizitoi kufirin e Teksasit të enjten. "Ky është një pushtim i Biden-it gjatë tre viteve të fundit."

Trump e lidhi vrasjen e supozuar të studentes së universitetit të Georgia-s, Laken Riley, 22 vjeçe, nga një emigrant pa dokumente nga Venezuela me politikat e imigracionit të zotit Biden.

"Unë fola me prindërit e një zonje të re të jashtëzakonshme dhe ata ishin të shkatërruar, ata janë njerëz të jashtëzakonshëm", tha Trump, duke iu referuar zonjës Riley, për të cilën ai tha se ishte "e bukur në shumë mënyra dhe e sulmuar brutalisht".

"Ne nuk do ta harrojmë, ka qenë një histori e tmerrshme," shtoi ai. Ai sugjeroi se politikat e administratës së zotit Biden ishin fajtore për krimet e kryera nga emigrantët.

Emigracioni pritet të jetë një nga çështjet më të mëdha në zgjedhjet presidenciale, sidomos në mesin e votuesve me prirje republikane.

Në vizitën e tij në Teksas, Biden theksoi paketën e tij të propozuar të sigurisë kufitare, e cila do të rriste stafin dhe burimet në kufirin jugor me Meksikën, që është bllokuar nga republikanët në Kongres nën presionin e zotit Trump.

"Ju e dini dhe unë e di se është ligji më i ashpër, më efikas dhe më efektiv për sigurinë kufitare që ka parë ndonjëherë ky vend", tha zoti Biden.

"Pra, në vend që të luajmë politikash me këtë çështje, pse të mos mblidhemi e ta bëjmë?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco