Mijëra bagëti digjen në zjarrin më të madh në historinë e Teksasit

Mijëra bagëti digjen në zjarrin më të madh në historinë e Teksasit

11:23, 02/03/2024

Mijëra bagëti kanë ngordhur në një zjarr të madh në Teksas, zjarri i dytë më i madh në historinë e SHBA.

Në zjarrin, i cili përfshiu më shumë se 1.1 milionë hektarë, shtyllat e ndriçimit u shkrinë dhe shtëpitë u shkatërruan, raportoi BBC.

Është konfirmuar se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe vetëm pesë për qind e zjarrit është shuar.

Banorët në Teksasin verior u paralajmëruan se zjarri mund të përkeqësohet gjatë fundjavës, i nxitur nga lagështia e ulët dhe erërat e forta.

Shumica e zjarreve në Teksas, duke përfshirë zjarrin masiv Smokyhouse Creek, janë në Texas Penndale, një rajon verior i shtetit ku ndodhen shumë ferma.

Vendi nuk është me popullsi të dendur dhe në këtë zonë rriten miliona lopë, viça dhe dema.
Mijëra kafshë besohet se kanë ngordhur, tha dje Komisioneri i Bujqësisë së Teksasit, Sid Miller.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco