Lufta në Gaza/ Jep dorëheqjen kryeministri palestinez

Lufta në Gaza/ Jep dorëheqjen kryeministri palestinez

10:45, 26/02/2024

Kryeministri i Palestinës Mohammad Shtayyeh ka dhënë dorëheqjen.

Ai ka bërë me dije se një vendim të tillë e mori për shkak të përshkallëzimit të paprecedentë të situatës së dhunës në Bregun Perëndimor dhe luftës e gjenocidit në Rripin e Gazës.

Shtayyeh vuri në dukje se ka përpjekje për ta bërë autoritetin Palestinez një autoritet administrativ dhe sigurie pa ndikim politik.

“Unë shoh se faza e ardhshme dhe sfidat e saj kërkojnë marrëveshje të reja qeveritare dhe politike që marrin parasysh realitetin e ri në Gaza dhe nevojën për një konsensus të bazuar në unitetin palestinez,” shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco