Stuhia godet Kaliforninë, mbi 11 mijë njerëz pa energji elektrike

Stuhia godet Kaliforninë, mbi 11 mijë njerëz pa energji elektrike

11:01, 20/02/2024

Moti i keq ka goditur sërish Kaliforninë, me reshje të mëdha shiu, bubullima, dhe breshër.Më shumë se 11,000 konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të erërave të forta.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, pista e aeroporteve janë përmbytur, ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Fluturimet komerciale janë anuluar, operacionet e përgjithshme të aviacionit janë pezulluar dhe terminalet janë mbyllur, sipas një zyrtarëve të aeroportit në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të tregohen të kujdesseshme dhe të mos dalin nga shtëpitë vetëm në raste emergjente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco