Momenti kur tunelet e Hamasit përmbyten me ujë nga ushtria izraelite

Momenti kur tunelet e Hamasit përmbyten me ujë nga ushtria izraelite

14:13, 06/12/2023

Ushtria izraelite po pompon ujin e detit me qëllim përmbytjen e tuneleve që ndodhen nën Gaza ku fshihen terroristët e Hamasit, sipas shtetit hebre.

Izraeli ka ndërtuar pompa të ujit të detit pranë kampit të refugjatëve Al-Sati për të përmbytur potencialisht rrjetin e tuneleve.

Ushtria izraelite ka përfunduar instalimin e të paktën pesë pompave rreth një milje në veri të kampit të refugjatëve që mund të dërgojnë mijëra metra kub ujë në orë, duke  bërë që tunelet të përmbyten  brenda javësh.

Plani, u është thënë dhe zyrtarëve të SHBA-së dhe ngre pyetje në lidhje me efektivitetin e tij dhe ndikimin e mundshëm mjedisor. 

Duke tërhequr paralele me përpjekjet e ngjashme të Egjiptit në vitin 2015, janë ngritur shqetësime për ndotjen e ujit, dëmtimin e infrastrukturës dhe rreziqet shëndetësore, duke nxitur rezerva për sipërmarrjen e mundshme.

Një video e re tregon një tunel nëntokësor që përmbytet ndërsa një terrorist i Hamasit ka kapur pamjet që tregojnë ujin që rrjedh mbi të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco