Hamasi: Dhjetë pengje izraelite do të lirohen sot nga organizata palestineze

Hamasi: Dhjetë pengje izraelite do të lirohen sot nga organizata palestineze

13:26, 30/11/2023

Hamasi do të lirojë sot 10 pengje izraelite, dy prej të cilëve gjithashtu kanë nënshtetësi ruse, tha një burim në organizatën palestineze për AFP, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Marrëveshja fillestare midis Izraelit dhe Hamasit kërkonte një armëpushim katër-ditor, i cili është zgjatur dy herë deri më tani. 

Zgjatja e shpallur sot skadon nesër, e premte (1 dhjetor). 

Që nga fillimi i armëpushimit, Hamasi ka liruar rreth 10 pengje çdo ditë dhe Izraeli ka liruar tre herë më shumë të burgosur palestinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco