Mbi 1 mijë kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

Mbi 1 mijë kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit

12:45, 30/11/2023

Mbi 1,100 kamionë me ndihma hyjnë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, që nga fillimi i armëpushimit të përkohshëm të premten e kaluar.

Përkatësisht 1132 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rripin e Gazës, që do të thotë pak më shumë se 220 kamionë në ditë.

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së ndihmës së OKB-së UNRWA, tha në tetor se rreth 500 kamionë në ditë kishin hyrë në Gaza përpara fillimit të luftës.

Një sërë agjencish kanë thënë se sasia e ndihmës që hyn në Gaza nuk është e mjaftueshme për atë që në fakt banorët atje kanë nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco