Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera – ka shanse që armëpushimi me Izraelin të zgjatet edhe për 48 orë

Hamasi liron edhe 12 pengje të tjera – ka shanse që armëpushimi me Izraelin të zgjatet edhe për 48 orë

07:59, 29/11/2023

Në ditën e pestë të armëpushimit, Hamasi i ka liruar edhe 12 pengje të tjera, duke e çuar numrin në 69 të pengjeve të liruara deri tani.

Nga 12 pengjet e fundit, 10 ishin shtetas izraelitë dhe dy ishin shtetas tajlandezë, të cilët tashmë janë kthyer në territorin izraelit.

Kurse, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se Izraeli ka liruar edhe 30 të burgosur palestinezë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm në 180 shkruan BBC.

Sipas BBC-së, bëhet e ditur se Izraeli ka marrë një listë tjetër të pengjeve të mundshme që të lirohen, ndërsa ka shanse të mira që armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit të zgjatet edhe për 48 orë të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco