Lufta Izrael-Hamas, Borell: Skenarët për të ardhmen e Gazës do t’i diskutojmë me ministrat europianë

Lufta Izrael-Hamas, Borell: Skenarët për të ardhmen e Gazës do t’i diskutojmë me ministrat europianë

08:49, 21/11/2023

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian Josep Borell, në përfundim të kësaj konference vuri në dukje se duhet të trajtohet me emergjencë kriza humanitare në Gaza, si ritheksoi se duhet punuar për një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Unë do t’i kërkoj shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm të dorëzojë një dokument me skenarë të mundshëm për të ardhmen e Gazës, të cilin sigurisht do të doja ta diskutoja me ministrat.”, tha ai.

Ai shtoi po ashtu se: “Këshilli i ardhshëm i Punëve të Jashtme në dhjetor do të na lejojë të bëjmë sërish vlerësime dhe të fokusohemi në stabilizimin dhe qëndrueshmërinë me dy shtete.”.

Përfaqësuesi i Lartë shprehu shqetësimin e tij “për përkeqësimin e shpejtë të situatës në Bregun Perëndimor dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm, pavarësisht përpjekjeve të Autoritetit Palestinez për të de-përshkallëzuar situatën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco