CNN në një artikull të tij publikuar pak minuta më parë akuzon forcat izraelite të mbrojtjes se mund të kenë shtuar numrin e armëve të gjetura në spitalin e Al-Shifa përpara se ekipet e gazetareve t’i filmonin ato.
Sipas CNN një video e Forcave të Mbrotjes së Izraelit më 15 nëntor tregon një armatim që pretendon se i përkiste grupit militant palestines të Hamasit të gjetura në spitalin Al-Shifa, të cilat ishin më pak në numër para se të filmoheshin nga ekipet e gazetarëve.
CNN krahasoi pamjet e publikuara nga IDF në internet me pamjet e marra nga Fox News.
Ora që zëdhënësi i IDF-së Nënkolonel Jonathan Conricus që drejton turneun në videon e IDF-së mban në dorë shënon 13:18.
Korrespondenti i Fox Neës, Trey Yingst viziton më vonë skenën kur është errësirë.
Ai thotë në raportin e tij se është "mesi i natës".
Yingst-it i shfaqet një çantë e vendosur pas një aparati MRI brenda spitalit me dy armë AK-47 të dukshme sipër saj.
Megjithatë, videoja e IDF e filmuar më herët tregon vetëm një armë AK-47.
Është e paqartë se nga erdhi arma e dytë AK-47 dhe pse nuk është e dukshme në klipin e mëparshëm të IDF.
Në orët e ndërmjetme, IDF postoi gjithashtu në internet një foto të armatimit që supozohet se u gjet në spitalin Al-Shifa.
Emri i skedarit WhatsApp për këtë foto tregon se është marrë në orën 17:35; kjo e vendos atë pas turneut të IDF në kompleksin MRI, por pothuajse me siguri përpara se ekuipazhi i Fox News të mbërrijë.
Është e mundur që armatimi të jetë hequr nga vendi i ngjarjes dhe është zëvendësuar para se të mbërrinin ekipet e gazetarëve, shkruan CNN.
BBC-së iu dha gjithashtu akses në spital ditën tjetër, më 16 nëntor, dhe dy armë AK-47 janë ende të dukshme në majë të çantës brenda dhomës së MRI.
CNN ka kontaktuar me IDF për sqarime mbi mospërputhjen e dukshme, por nuk ka marrë një përgjigje.
© SYRI.net