Forcat izraelite të mbrotjes publikojnë imazhe të tuneleve nën spitale

Forcat izraelite të mbrotjes publikojnë imazhe të tuneleve nën spitale

07:42, 17/11/2023

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë postuar imazhe dhe video në X (i njohur më parë si Twitter) të cilat thonë se tregojnë tunelet e Hamasit nën spitalet e Gazës. 

Izraeli kishte njoftuar se i kishte gjetur këto vende dhe më herët.

"Brenda kompleksit të spitalit Shifa, një tunel terrorist i Hamasit u zbulua," shkroi IDF në një deklaratë që shoqëronte një video, e cila, sipas tyre, tregonte hyrjen e një kalimi nëntokësor në mjediset e spitalit të qytetit të Gazës.

IDF ndau gjithashtu fotografi nga ajo që ata thanë se ishte brenda "një tuneli tjetër terrorist" në spitalin kryesor të fëmijëve të Gazës, Al-Rantisi.

Në fillim të kësaj jave, IDF publikoi gjithashtu një video nga i njëjti spital duke njoftuar zbulimin e armëve dhe eksplozivëve që supozohet se u gjetën në atë qendër mjekësore.

Izraeli thotë se Hamasi po operon brenda dhe poshtë spitaleve, deklaratë e mbështetut dhe nga inteligjenca e SHBA-së.

Hamasi dhe autoritetet spitalore i kanë mohuar vazhdimisht këto pretendime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco