Ushtria izraelite bën deklaratën e fortë: Kemi gjetur një bosht tuneli brenda kompleksit spitalor Al-Shifa

Ushtria izraelite bën deklaratën e fortë: Kemi gjetur një bosht tuneli brenda kompleksit spitalor Al-Shifa

22:21, 16/11/2023

Izraeli pretendon se ka gjetur një “bosht tuneli operacional” brenda kompleksit të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës.

“Sot, infrastruktura e tunelit të Hamasit u ekspozua brenda spitalit,” tha ushtria izraelite në një deklaratë, e cila përfshinte gjithashtu prova si foto dhe video. Gjithashtu pretendohet se forcat izraelite gjetën një automjet të kapur që ishte përgatitur për sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor, i cili ishte i mbushur me armë.

Forcat speciale izraelite bastisën spitalin, më i madhi i Gazës në orët e para të ditës së djeshme, pasi thanë për javë të tëra se ishte vendi i një qendre komandimi dhe kontrolli nëntokësor për Hamasin. Mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë të drejtuar nga Hamasi e kanë mohuar vazhdimisht akuzën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco