'Frikë mos kthehet në vend peligrinazhi'/ Austria kthen shtëpinë e Hitlerit në stacion policor

'Frikë mos kthehet në vend peligrinazhi'/ Austria kthen shtëpinë e Hitlerit në stacion policor

21:05, 16/11/2023

Shtëpia dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri do të shndërrohen në një stacion policie që do të strehojë deri në 50 oficerë. Ky është vendimi më i fundit i autoriteteve austriake, që treguan të enjten planin për transformimin e objektit.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme austriake vjen pas disa vitesh debate se si të parandalohej shndërrimi i shtëpisë në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.

Megjithëse Hitleri lindi në Braunau në 1889, Austria ishte viktima e parë e nacionalsocializmit, pasi u aneksua nga Gjermania e Hitlerit në 1938.

Qeveritë më të fundit, megjithatë, kanë pranuar se austriakët ishin gjithashtu autorë të krimeve naziste dhe se kishte pak rezistencë ndaj sundimit të Hitlerit.

Në vitin 2011, Braunau pushtoi titujt e mediave kur i hoqi shtetësinë e nderit diktatorit nazist, edhe pse në fakt nuk e gëzoi kurrë atë. Këshilli i qytetit në atë kohë votoi unanimisht për t’i hequr Hitlerit të gjitha nderimet që kishte marrë dhe të cilat nuk kishin skaduar automatikisht kur ai vdiq në një bunker të Berlinit në 1945.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco