Buldozeri i ushtrisë izraelite shkatërron monumentin e Yasser Arafatit në Bregun Perëndimor

Buldozeri i ushtrisë izraelite shkatërron monumentin e Yasser Arafatit në Bregun Perëndimor

21:36, 14/11/2023

Një buldozer i IDF-së izraelite ka shkatërruar një monument të ish-udhëheqësit palestinez Yasser Arafat në Bregun Perëndimor.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon të ashtuquajturat ‘arinjtë’ e IDF-së duke rrëzuar portën hyrëse të kampit të refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor, por edhe një monument të ngritur në hyrje.

Për momentin nuk dihet se cila është arsyeja e shembjes së monumentit.

Yasser Arafat, ishte udhëheqës politik palestinez, kryetar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës nga viti 1969 deri në 2004, dhe president i Vetëqeverisjes Popullore Palestineze nga 1994 deri në 2004.

Ishte një nga themeluesit e partisë politike Fatah, të cilën e drejtoi nga viti 1959 deri në vitin 2004.

Së bashku me kryeministrat izraelitë Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres, ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në 1994, për zhvillimin e negociatave të paqes midis Izraelit dhe partisë së tij që kulmuan me një marrëveshje paqeje të nënshkruar në 1993 në Uashington. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco